INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqi, shuhet në aksident 15-vjeçari shqiptar dhe dy miqtë e tij [EMRI]

Greqi, shuhet në aksident 15-vjeçari shqiptar dhe dy miqtë e tij [EMRI]

Publikuar më: 19:30 19-11-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur për një familje shqiptare në Greqi, teksa djali i tyre 15-vjeçar ka ndërruar jetë në një aksident rrugor të ndodhur në Kyparissia.

Bashkë me adoleshentin shqiptar Enriko Buzani kanë ndërruar jetë edhe dy djem të tjerë, një bullgar dhe një grek.

Dy djemtë mbetën të vdekur në vend, ndërsa i riu shqiptar fillimisht u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Rios, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Përplasja e mjetit ku udhëtonin tre adoleshentët ishte aq e fortë, saqë makina e tyre u shkatërrua plotësisht anës rrugës.

15-vjeçarët që mbetën viktima të aksidentit fatal ishin pjesë e klubit të futbollit AK Kyparissia dhe jetonin aty me familjet e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0059499740600586