INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqi. Shkon në tre numri i viktimave nga moti i keq

Greqi. Shkon në tre numri i viktimave nga moti i keq

Publikuar më: 17:15 06-01-2019

Shërbimi i zjarrfikësve të Greqisë bëri të ditur se gjeti trupat e dy burrave që rezultonin të zhdukur. Ata janë gjetur 5 kilometra larg njëri-tjetrit. Burrat e moshës 67 dhe 64 vjeç, ishin së bashku me gruan 66-vjeçare e cila u gjet e pajetë në makinë. Mjeti ishte përmbysur pranë një përroi në Keratea, një rajon 45 kilometra në juglindje të Athinës. Të moshuarit ishin nisur nga Keratea, një qytet rreth 45 kilometra në juglindje të Athinës . 64-vjeçari kishte dalë vullnetarë për të shoqëruar çiftin që do të shkonte në dyqane. Të shtunën, trupi i gruas, 66 vjeç, u gjet në makinën në rrjedhë. Ajo ishte mbytur në pjesën e pasme. Burri i saj u gjet i vdekur të dielën në mëngjes, 10 kilometra larg. Trupi i shoferit u gjet 15 kilometra nga vendi i makinës.

Article Logic
Execution time: 0.0042448043823242