INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqi, katër persona nën akuzë për sulmin ndaj kryebashkiakut të Selanikut

Greqi, katër persona nën akuzë për sulmin ndaj kryebashkiakut të Selanikut

Publikuar më: 14:43 21-05-2018

Autoritetet greke ndaluan katër persona për dhunën e ushtruar ndaj kryetarit të Bashkisë së Selanikut një ditë më parë. Kryebashkiaku 75-vjeçar Yiannis Boutaris i qytetit të dytë më të madh të Greqisë u sulmua nga turma në fundjavë. Të dyshuarit, të moshës nga 17 deri në 36 vjeç, u akuzuan zyrtarisht për lëndime të rënda trupore dhe për shkelje të paqes gjatë sulmit të së shtunës kundrejt Yiannis Boutaris. Kryebashkiaku i Selanikut mori trajtim në spital pasi një grumbull prej 12 personash e sulmuan duke e goditur me mjete të forta dhe shkelma. 75-vjeçari u rrëzua përtokë, por turma nuk ndaloi sulmoi edhe makinën e tij. Gjithçka ndodhi gjatë një ceremonie që po mbahej në nderim të viktimave greke të vrasjeve masive nga turqit gjatë Luftës së Parë Botërore. Tre personat do të gjykohen për veprimet e tyre ndërsa 17-vjeçari do të paraqitet para një gjykate për të miturit. Një nga të dyshuarit thuhet se i tha policisë se ishte i zemëruar me një deklaratë të fundit të bërë nga kryebashkiaku Boutaris, për favorizimin e marrëdhënie miqësore me Turqinë.

Article Logic
Execution time: 0.003119945526123