INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Granit Xhaka është rastësisht pjesë e futbollit! Lojtari i Arsenal tregon historinë si u fut me mik tek Baseli

Granit Xhaka është rastësisht pjesë e futbollit! Lojtari i Arsenal tregon historinë si u fut me mik tek Baseli

Publikuar më: 18:57 15-11-2018

Granit Xhaka ka ecur në karrierë një shkallë më lart se vëllai i tij. I vogli i familjes Xhaka tashmë luan për ekipin e Arsenal dhe të gjithë jemi mjaft krenar për arritjet e tij si shqiptar.

Graniti ka ndarë me publikun disa histori interesante nga fëmijëria . Ai tha se në akademinë e Bazelit, babai i vuri kushte klubit se do t’i pranonte të dy vëllezërit, ndryshe asnjëri prej tyre nuk do bënte pjesë në stërvitje.

“Taulanti është më i talentuar se unë. Karakteristika ime kryesore është se jam punëtor i madh. Nëse duhet bërë diçka nuk e lë për nesër, por e bëj sot dhe nesër. Unë jam pranuar në Basel falë vëllait dhe babit tim. Ata donin që të merrnin vetëm atë, por babai u tha: ‘O të dy, o asnjërin’. Ata u detyruan të më merrnin dhe mua.

Graniti gjithashtu tha se futbolli profesionist për të ka qenë një ëndërr që nuk mendonte se do i kthehej në realitet.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158