INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitësit të Rinasit Muratajt do t’i sekuestrohen me dhjetra prona dhe llogari bankare! Ja sa shumë janë…

Grabitësit të Rinasit Muratajt do t’i sekuestrohen me dhjetra prona dhe llogari bankare! Ja sa shumë janë…

Publikuar më: 10:52 12-04-2019

Prokurorët e Krimeve që po merren me çështjen e grabitjes në Rinas kanë kërkuar sekuestrimin e pasurive të konsiderueshme të grabitësit të vrarë, Admir Murataj dhe familjarëve të tij, bashkëshortes së mbetur të ve dhe vëllezërve të tij. Këto pasuri vlerësohen me miliona euro dhe dyshohet se janë përfituar nga burime kriminale.

Në dokumentin e Prokurorisë thuhet se: Gjatë hetimit penal janë kryer verifikime për subjektet Admir Murataj dhe Aleksandër (Shpëtim) Murataj si dhe për 14 familjarë të tyre. Prokuroria ka vendosur konfiskimin e 300 mijë eurove si prova materiale.

Përveç parave janë sekuestruar dhe këto pasuri:
-BMW X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;
-Fouristradë Mercedes Benz;
-Fuoristradë BMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksandër Murataj;
-DODGE, sekuestruar shtetasit Can Murataj;
-DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;
-Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;
-Volkswagen Tiguan;
-Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;
-Motoçikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Muratajt;

Article Logic
Execution time: 0.0022449493408203