INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja në Rinas tremb kompaninë ajrore, vendos të mos transferojë më para nga Shqipëria

Grabitja në Rinas tremb kompaninë ajrore, vendos të mos transferojë më para nga Shqipëria

Publikuar më: 10:37 10-04-2019

Grabitja e miliona eurove në Rinas ka trembur një nga kompanitë ajrore. Drejtues e Austrian Airlines marrin një masë të fortë. Ata kanë vendosur mos transferojnë më para nga Tirana në Vjenë. Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësja e kompanisë Tanja Gruber.

“Pas grabitjes me armë nuk pati asnjë rrezik për ekuipazhin dhe udhëtarët. Avioni u vonua për tri orë. Por si një masë sigurie, nuk do të ketë transferime të mëtejshme në para nga Tirana në Vjenë”, ka deklaruar zëdhënësja.

Një grup grabitësish një ditë më parë u futën brenda pistës së avionit duke marrë nga pjesa e poshtme e avionit, miliona euro që kishin destinacion Vjenën. Në dalje autorët janë përplasur me armë me policinë e për pasojë ka mbetur i vdekur një prej grabitësve.

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834