INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Google Lens më në fund bëhet i përputhshëm për iPhone.

Google Lens më në fund bëhet i përputhshëm për iPhone.

Publikuar më: 12:40 13-12-2018

Google Lens, tool-i vizual i gjigantit të kërkimit, tani mund të shkarkohet direkt nga aplikacioni Google në iOS . Për ta bërë këtë, thjesht prekni ikonën Lens në të majtën e mikrofonit në shiritin e kërkimit të aplikacionit, në atë moment do të hapet kamera e telefonit tuaj dhe Google do të përpiqet të identifikojë çdo gjë që ju tregoni .Nëse është një bimë, një kafshë, ose vetëm një tekst që dëshironi të kopjoni dhe ti bëni kopje diku tjetër.

<div id="in-news-article-inside-banner" class="status-loading-banner">Instagram Banner</div>

Më parë, ky shërbim i njohjes së imazhit mund të arrihej vetëm nëpërmjet Google photos në iOS, i cili kishte efekt të bezdisshëm anësor, duke i detyruar të shkrepje një foto para se Lens të mund të bënte njohjen e imazhit. Ky veprim e bën shërbimin shumë më të shpejtë dhe më të lehtë për tu aksesuar, duke ju lejuar të gjeni një objekt për ta identifikuar atë pa pasur nevojë të bëni një fotografi në fillim.

Aplikacioni i ri filloi këtë javë, por që nuk duket të jetë i disponueshëm kudo sepse është duke u futur gradualisht.©️insmart.al

Article Logic
Execution time: 0.003558874130249