INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Google i kalon barrën partnerëve/ 40 dollarë për çdo aparat që përdor aplikacionet

Google i kalon barrën partnerëve/ 40 dollarë për çdo aparat që përdor aplikacionet

Publikuar më: 12:38 21-10-2018

Google do t’i kërkojë partnerëve 40 dollarë për çdo aparat që përdor apliacionet e veta. Kjo vjen pas akuzave të Komisionit Europian, se ka abuzuar me pozitën dominuese në treg, duke detyruar parterët e Android që të instalojnë “Google search” dhe “Chrome”.
Tarifat e reja pritet të bëhen efektive më datë 29 Tetor, për çdo smartphone apo tabletë në Zonën Ekonomike Europiane, që përdor sistemin operues Android të Google.
Kompanitë mund ta kompensojnë këtë barrë, që i aplikohet aparateve që përdorin Google Play, Gmail, Google Maps, duke vendosur motorrin e kërkimit të Google, Chrome, në një vend lehtësisht të dukshëm në ekran. Sipas kësaj marrëveshjeje, Google do t’i japë prodhuesit të aparatit një pjesë të të ardhurave nga marketingu, që gjeneron nëpërmjet motorrit të kërkimit. Komisioni Europian zbuloi në muajin Korrik se Google ka abuzuar me pozitën dominuese në treg, duke detyruar partnerët e Android që të instalojnë “Google search” dhe “Chrome” në aparatet e tyre. Kjo rrezikoi një gjobë prej 5 miliardë dollarë për kompaninë amerikane. Sistemi i ri pritet t’i japë rivalëve të Google, si Microsoft, më shumë hapësirë për të bërë partneritete me prodhuesit e telefonave.

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943