INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Google do të prezantoj Pixel 3 ne eventin e tij në datën 9 Tetor

Google do të prezantoj Pixel 3 ne eventin e tij në datën 9 Tetor

Publikuar më: 16:00 07-09-2018

Google ka dërguar ftesa për shtyp për eventin “Made by Google” në New York City më 9 tetor, ku thuhet se kompania do të prezantoj smartphonin e ri, Pixel 3.
Google pritet të prezantoj Pixel 3 dhe Pixel 3 XL. Foto dhe video të Pixel 3 XL janë shpërndarë tashmë në cdo cep të rrjetit në sajë përdoruesve rus në YouTube të cilët ishin në gjendje për të marrë në mënyrë të paligjshme smartphonin e paprezantuar ende.

Pixel 3 thuhet se i ngjan Pixel 2 XL me korniza në pjesën e poshtme dhe atë të sipërme te ekranit për të akomoduar altoparlantët stereo. Pixel 3 XL, nga ana tjetër, ka tërhequr shumë kritika për një kornizë mjaft të thellë – një dizajn të qëllimshëm për të përshtatur një altoparlant të dytë dhe një teknologji kamerash shtesë për “Super Selfie”.

Instagram Banner

Bazuar në fotot dhe videot e deritanishme, të dy telefonat do të kenë vetëm një kamerë të pasme, procesorin e fundit Qualcomm Snapdragon 845 dhe një lexues të gjurmëve të gishtave në anën e pasme. Të gjithë specifikat do të konfirmohen më 9 tetor.

Article Logic
Execution time: 0.0041711330413818