INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Golden Globes: Serialet më të mira janë një dedikim special për gratë e shtypura [FOTO]

Golden Globes: Serialet më të mira janë një dedikim special për gratë e shtypura [FOTO]

Publikuar më: 11:39 08-01-2018

Eventi Golden Globes i zhvilluar mbrëmjen e kaluar vlerësoi jo vetëm filmat por edhe serialet më të mira të vitit përfshirë edhe aktorët.

Por të gjitha çmimet e fituara mbrëmjen e kaluar ishin një dedikim i veçantë për; gruan.

Seriali më i mirë televiziv në zhanrin e dramës u shpall “The Handmaid’s Tale”. Pikërisht në këtë serial,i shfaqin gratë si qytetare të dorës së dytë, të detyruara të shërbejnë dhe shohen si bartëse fëmijësh për elitën e shoqërisë.

Elisabeth Moss, aktorja protagoniste e “The Handmaid’s Tale” fitoi çmimin e aktores më të mirë në një serial dramatik.

Si seriali më i mirë komedi u vlerësua  “Marvelous Mrs. Maisel”.

Çmimin për performancën më të mirë në një serial komedi e mori protagonistja e “Marvelous Mrs. Maisel” ,Rachel Brosnahan.

“Big Little Lies” fitoi çmimin e serialit të shkurtër dizenjuar për televizion.

 Nicole Kidman fitoi çmimin e aktores më të mirë, Laura Dern, aktorja më e mirë dytësore dhe Alexander Skarsgard aktori më i mirë dytësor, të gjitha në kategorinë e përcaktuar.

Fabula e “Big Little Lies” rrotullohet rreth tre nënave të 6-vjeçarëve, të cilat në dukje kanë jetë perfekte. E vërteta përshkallëzohet deri në vrasje.

97ba99b3b912bc2e06233fc5bf537f40.jpg

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00078010559082031
    array(1) { ["section"]=> string(90) "golden-globes-serialet-me-te-mira-jane-nje-dedikim-special-per-grate-e-shtypura-foto-46913" }