INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditja e grupit kriminal ‘Balerina'. Xhafaj: Sukses i merituar i policisë

Goditja e grupit kriminal ‘Balerina'. Xhafaj: Sukses i merituar i policisë

Publikuar më: 14:13 19-11-2017

Pas operacionit ‘Forca e Ligjit’ të zhvilluar dje në qytetin e Shkodrës ku u godit grupi kriminal ‘Balerina’ i cili shfrytëzonte vajzat për prostitucion ka reaguar ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Duke e konsideruar si një sukses të merituar të policisë Xhafaj shkruan se ky është një “tjetër ndëshkim në kuadrin e Operacionit”. Ministri ka falënderuar të gjithë forcat e policisë si dhe ata të prokurorisë për bashkëpunimin që çoi në goditjen e një nga 3 grupet kriminale të identifikuara në qarkun Shkodër. “Përkushtim&profesionalizëm, sukses i merituar i policisë Shkodër&Forcave operacionale. Bashkëpunim efikas me prokuroren e çështjes. Përgëzime te gjithëve!FLM!”-shkruan në twitter Xhafaj.

postimi_i_xhafes.png

Një ditë më parë policia e Shkodrës bëri të mundur goditjen e rrjetit kriminal “Balerina” ku bënë pjesë 7 persona. Në pranga ranë Rinard Tota, Kastriot Mara, S.M., A.M., A.Ll., A.N. dhe A.M. Task-Forca e ngritur nga Ministria e Brendshme ka filluar punën për arrestimin e grupeve kriminale dhe sekuestrimin e pasurive të tyre. E paralajmëruar nga Ministri Fatmir Xhafaj, Task-Forca ka nisur po krijon një Data Base për grupet kriminale. Data Base përfshin aktivitetin e grupeve kriminale, pasuritë e tyre dhe lidhjet që kanë me persona të tjerë. Informacioni për grupet kriminale do të mblidhet në terren nga Policia dhe më pas do i përcillet Task-Forcës.

Article Logic
Execution time: 0.0036261081695557