INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goca, vini re! Këto janë 5 ''SEKRETET'' që nuk duhet t’ia thuash kurrë partnerit, pavarësisht këmbënguljes!

Goca, vini re! Këto janë 5 ''SEKRETET'' që nuk duhet t’ia thuash kurrë partnerit, pavarësisht këmbënguljes!

Publikuar më: 22:48 14-09-2018

Mediat sociale nuk na lënë më asnjë hapësirë për sekrete. Bota duket gjithmonë e më e vogël dhe kjo mund të jetë gjë e mirë në një kuptim, por jo edhe aq në anën tjetër. Cila është ana e errët? Media sociale nuk i lë asnjë vend imagjinatës ditët e sotme. Sapo lind fëmija, hidhet menjëherë në Instagram, takimet e para, live në Tëitter dhe gjithçka tjetër që bën gjatë ditës… kafet kudo e me këdo. Por ndalu vetëm një moment! Nuk je e detyruar të ndash çdo moment nga jeta online me të gjithë të tjerët. Sillu si një supergirl dhe mbaj diçka për vete, pastaj luaj me të fshehtën tënde sa herë të mundesh. Mjaft më me supershpërndarje dhe ruaj disa sekrete për veten. Sidomos nga partneri. Bëj kujdes me pyetjet dhe ngacmimet e tij.


Sa lidhje ke pasur

Nuk është e nevojshme ta thuash “numrin” me të gjithë ata që njeh apo del në takime. Kjo, në fakt, është një gjë e keqe, sipas disave, por e shkuara është e shkuar dhe je krejtësisht OK nëse vendos që këtë ta mbash për vete dhe t’i lësh ata që mendojnë ndryshe.

Veset

Deklarimi i cigareve mund të jetë i nevojshëm për doganën, ndërsa në bisedat e përditshme, kjo nuk është një mënyrë e mirë e sjelljes. Por, kujdes! As sa cigare pi, as sa alkool, mos i përmend as me miqtë më të mirë, por as partneri nuk ka pse ta dijë. Në fund të fundit, kjo është diçka private, të cilën ai nuk ka pse ta dijë.

Pse u ndave nga ish-i i fundit

Të gjithë në fillim mund të bëhen kureshtarë për të mësuar arsyen e ndarjes. Ndoshta kjo është një sëmundje që e kemi pak të gjithë, por, në fund të fundit, është private dhe kështu duhet të mbetet. Nuk je aspak e detyruar të shpjegohesh cila është arsyeja e ndarjes, kështu që nuk ke pse e thua hapur.

Peshën që ke

Mund të ndihesh keq vazhdimisht sa herë ai mund të të thotë se ke shtuar kohët e fundit, por nuk ke arsye të justifikohesh as për këtë gjatë një bisede të zakonshme. Askush nuk duhet ta dijë, kështu që shmange nga çdo lloj bisede.

Sa është qiraja që paguan

Ke pyetur dikë sa lekë fiton? Gabim! Ke pyetur dikë sa qira paguan? Zakonisht, është një pyetje e mërzitshme, por ndodh shpesh në rrethin e miqve të ngushtë, ndonjëherë edhe mes të huajve, por është një pyetje tipike edhe për partnerin, sipas revistaclass. Është e sikletshme, edhe sepse zakonisht njerëzit që të pyesin, nuk i lënë pas komentet “shumë shtrenjtë”, në rast se bëhet fjalë për kosto të larta jetese në zona të shtrenjta të qytetit. Kështu, në respekt të llogarisë personale të cilitdo, shmange këtë pyetje.

Article Logic
Execution time: 0.0030298233032227