INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjysma e qytetarëve të Maqedonisë shprehen kundër ndryshimit të emrit

Gjysma e qytetarëve të Maqedonisë shprehen kundër ndryshimit të emrit

Publikuar më: 10:39 27-12-2017

Gjysma e qytetarëve të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë kundërshtojnë ndryshimin e emrit kushtetues të vendit të tyre. Ata shprehen kundër arritjes së një marrëveshjeje me Greqinë që do tu siguronte anëtarësimin në NATO. Një sondazh lokal ka treguar se 49 për qind e njerëzve kanë hedhur poshtë çdo ndryshim emri. Media greke “Ekathimerini” i referohet sondazhit të Brima Galup të dhënat e të cilit u bën publik nga ish ministri i jashtëm i Maqedonisë, Antonio Miloshoski përmes llogarisë së tij në Twitter. Miloshoski është deputet parlamentar për partinë opozitare VMRO-DMPNE. Të dhënat e sondazhit tregojnë se 35 për qind e shtetasve të IRJM-së janë të gatshëm të pranojnë një ndryshim në emrin e vendit, më pak se një në gjashtë sllavë etnikë (15.6 për qind) janë gati të heqin dorë nga emri "Republika e Maqedonisë", ndërsa shumica e shqiptarëve etnikë (81.4 për qind ) kanë thënë se do të ishin të lumtur me atë, nëse Greqia heq veton që ka vënë për anëtarësimin e vendit në NATO. Po ashtu, mbi dy të tretat (67.1 për qind) të sllavëve etnikë, grupi shumicë i vendit, nuk duan të ndryshojnë emrin e vendit, krahasuar me vetëm 7.2 për qind të shqiptarëve etnikë. Ekziston edhe një përqindje prej 10.3 për qind e popullsisë që është kundër anëtarësimit në NATO, që përbën një të tetën (12.9 për qind) të sllavëve etnikë dhe vetëm 1.5 për qind të shqiptarëve etnikë. Qeveria e koalicionit të kryeministrit Zoran Zaev, mori këtë vit mbështetet në mbështetjen e partive etnike shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0031909942626953