INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gjyshja 73 vjeç që iu përkushtua palestrës për të qëndruar e re

Publikuar më: 14:24 12-03-2016

Një gjyshe 73 vjeçare ka zbuluar për Daily Mail se si iu përkushtua palestrës për të qëndruar e re gjatë pleqërisë.

Janice Lorraine nga Queenbeyan, New South Wales e cila nisi të stërvitej që 55 vjeç për të mos qënë e brishtë dhe e plakur, nuk ka ndërmend të heqë dorë nga palestra.

Në fakt psikologia e dalë në pension e konsideron veten si një nga bodybuilder më të vjetra natyrale në Australi.

Stili i jetesës së Lorraine ka gjithashtu mbështetjen e të dashurit të saj më të ri në moshë, David Kendall, 49 vjeç, me të cilin ka një lidhje 25 vjeçare.

“Kur je e re je shumë e zënë duke nxituar gjatë gjithë kohës.Por kur vitet kalojnë nuk e ke më këtë qëllim. Të dalësh në pension mund të jetë shkatërruese. Nëse nuk e ndryshon idenë e një 75 vjeçare të plakur në mendjen tënde, ashtu do të bëhesh.Unë po përpiqem t’i ndryshoj perceptimin njerëzve se si duhet të duket një 73 vjeçare, ”- shprehet ajo.

Janice nisi të stërvitej në palestrën e zonës së saj për 15 muaj para se të konkurronte në një kompeticion në Sidnei në 1999.

Article Logic
Execution time: 0.0034620761871338