INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gjykata vendos të thërrasë dhe Berishën për të dëshmuar për Shullazin[VIDEO]

Publikuar më: 10:31 10-10-2017

Ish-kryeministri Sali Berisha, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, do të thirren nga Gjykata e Krimeve të Rënda në seancën e radhës për të dëshmuar në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit për kërcënimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konit. Më herët ishte duke dëshmuar dhe ish ministri Tahiri që dhe propozoi që të dëshmonte dhe Berisha. Po dhe vetë Shullazi ka kërkuar Berishën, pasi sipas tij ka qenë ky i fundit që e ka bërë denoncimin për kërcënimin e Konit në 2016, para zgjedhjeve. Koni u kërcënua në vitin 2016, kur po kandidonte për postin e Rektorit të UT.  Tashmë nuk do të jenë më 7, por 8 dëshmitarë "VIP" në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Mësohet se dhe Haki Çako, tha se për kërcënimin është informuar nga dikastere të tjera dhe jo nga strukturat e policisë. E thirrur në seancë ka qenë edhe kandidatja për rektore të Universitetit të Tiranës, në 2016, Klodeta Dibra, e cila ka deklaruar se me Mynyr Konin ka patur marrëdhënie të mira. Ndërsa dekani Dhori Kule është larguar nga salla e gjyqit dhe nuk ka dëshmuar për shkak se një pjesëtar i familjes së tij ishte shtruar me urgjencë në spital.

Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326