INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata Ndërkombëtare e Hagës mbyll dyert, ku shkojnë çështjet e pambyllura

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës mbyll dyert, ku shkojnë çështjet e pambyllura

Publikuar më: 12:25 22-12-2017

Në një ceremoni të veçantë Gjykata Ndërkomëbtare e Hagës mbyll dyert. Në ceremoni morën pjesë mbreti i Holandës si dhe sekretari i Përgjithshëm I OKB-së Antonio Guterres.

Ceremonia filloi me një minutë heshtje në nder të viktimave të luftërave në ish-Jugosllavi.

Në fjalën e tij kreu i OKB-së u shpreh se gjykata i dha zë viktimave dhe ngushëlloi të mbijetuarit e luftës që dolën para saj për të dëshmuar, duke shpalosur tragjeditë e tyre.

Për 24 vitet e fundit, Gjykata Ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë në Hagë, të Holandës, është përpjekur të japë drejtësi për viktimat e krimeve të kryera gjatë luftës jugosllave të viteve 1992-1995.

Në total, Gjykata dënoi 83 persona, prej të cilëve 60 serbë, nga gjithsej 161 padi. Më të fundit, ishin gjashtë komandantë kroatë, një prej të cilëve vrau veten me helm në gjykatë, pasi kjo e fundit e shpalli fajtor.

Rastet e pa përmbyllura të Gjykatës, janë dorëzuar në një tjetër institucion me bazë po në Hagë, mekanizmin për Gjykatat Penale Ndërkombëtare.

Article Logic
Execution time: 0.0033910274505615