INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata jep vendimin për protestuesi e opozitës

Gjykata jep vendimin për protestuesi e opozitës

Publikuar më: 11:48 21-12-2017

“Detyrim paraqitje” për 6 protestues të opozitës që tubuan të hënën e 18 dhjetorit përpara parlamentit në protestën e opozitës. Ky është vendimi i Gjykatës së Tiranës, i cili është marrë mëngjesin e kësaj të enjte, ndërsa seancën e kanë ndjekur dhe deputetë të Partisë Demokratike. Gjashtë personat që u lanë në "detyrim paraqitje" akuzohen për dhunë gjatë protestës që zhvilloi opozita të hënën, e cila kundërshtoi zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.
Detyrim paraqitje u vendos për:
1-Renato Xhihani, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë;
2-Ervis Hajredini, 21 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
3-Igli Hasani, 24 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
4-Fanol Prifti, 40 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
5-Sokol Vuçeta, 46 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër
6-Shyqri Proshka, 33 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë.

Article Logic
Execution time: 0.003925085067749