INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ''trondit'' Skënderbeun, ja shansi i fundit i klubit korçar

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ''trondit'' Skënderbeun, ja shansi i fundit i klubit korçar

Publikuar më: 13:33 12-07-2019

Gjykata e Arbritrazhit Sportiv ka tronditur sot Skënderbeun duke lënë në fuqi vendimin e UEFA-s për 10 vjet pezullim nga kompeticionet europiane dhe 1 milion euro gjobë për fiksim rezultati.

Klubi korçar kishte apeluar në gjykatëvendimin e dhënë nga UEFA, por KAS qëështë dhe organi më ilartë i drejtësisë ka hedhur poshtë kërkesën.

Në arsyet për këtëvendim argumenti kryesor ishte se KAS e vlerësonte tëdrejtë akuzën e ngritur nga UEFA dhe sipas tyre sanksionet ishin të justifikuara dhe në përmasë të drejtë.

UEFA dënoi korçarët pasi sipas tyre që nga viti 2007, klubi ka qenë në një monitorim të veçantë nga kompania e basteve “Federbet”. Nga dosja akuzohej se klubi kishte bërë trukim ndeshjesh në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Drejtuesit prisnin një lajm pozitiv nga Lozana, pas masave të marra edhe nga presidenti Takaj i cili kishte punësuar një nga avokatët më të mirë zvicerianë për çështjen, por KAS me vendimin e sotëm vrau përfundimisht ëndrrën e sportistëve dhe tifozëve.

Mirëpo, klubit i jepet edhe një shans tjetër dhe ajo është apeli në Gjyaktën Federale të Zvicrës. Presidenti Takaj në intervista për mediat sportive e ka konfirmuar lajmin se nëse KAS do jepte këtë vendim ata do t’i drejtoheshin Zvicrës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029809474945068