INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjuha shqipe, gjuhë zyrtare në Maqedoni: Kryeministri Rama ka dy fjalë për të thënë [FOTO]

Gjuha shqipe, gjuhë zyrtare në Maqedoni: Kryeministri Rama ka dy fjalë për të thënë [FOTO]

Publikuar më: 15:56 11-01-2018

Menjëherë pas miratimit të gjuhës shqipe në kuvendin e Maqedonisë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje “historike”.

Ditën e sotme Kuvendi i Maqedonisë miratoi me 69 vota pro ligjin për gjuhët, duke përfshirë edhe shqipen. Në seancë mungoi VMRO-DPMNE-së dhe ligji u votua vetëm nga deputetët e LSDM-së dhe partitë shqiptare.

Këtë vendim kryeministri e quan arritje historike.

“Miratimi nga parlamenti në Shkup i ligjit të gjuhës shqipe një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë”, shprehet Rama.

raaaaa.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387