INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjonaj, dy burgje do të mbyllen

Gjonaj, dy burgje do të mbyllen

Publikuar më: 10:34 16-05-2019

Gjendja e burgjeve në vend janë bërë objekt debati gjatë një interpelance me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ajo veç të tjerash tha se jenë dy burgje që do të mbyllen.

“Gjendja ka lënë për të dëshiruar. Raportet kanë propozuar mbylljen e institucioneve të Krujës dhe Sarandës. Kam vendosur konservimin e dy institucioneve të Krujës dhe Sarandës që të shkojë drejt mbylljes, pasi janë të amortizuara. Numri i celularëve të bllokuar ka qenë i konsiderueshëm dhe për herë të parë instaluam bllokimin e valëve telefonike do të shtrihet në të gjitha burgjet. Zbatimi i regjimit '41-bis' është një tjetër reformë e marrë, që do të zbatohet shumë shpejt në dosjet e para" tha ajo gjatë interpelancës së thirrur nga deputeti Lefter Maliqi, i cili deri më marrjen e mandatit ishte zv.drejtor i Drejtorisë së Burgjeve.
Ndërkohë, deputeti Erion Biciri i kërkoi ministres Gjonaj të ushtojë më shumë presion për ngritjen e SPAK dhe kërkoi informacion nëse do ngrihen burgje për politikanët. “Nuk e kam dëgjuar ndonjë herë të flas për SPAK, a janë hapur ato burgje për politikanët”, tha Piciri, nga listat e PD.

Article Logic
Execution time: 0.0018761157989502