INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjirokastër, transportonin algjerianin për 300 euro, arrestohen një burrë e një grua

Gjirokastër, transportonin algjerianin për 300 euro, arrestohen një burrë e një grua

Publikuar më: 11:45 07-01-2018

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një burrë dhe një grua, pasi u kapën duke transportuar një shtetas algjerian 18 vjeç në drejtim të Tiranës kundrejt shumës prej 300 eurosh.

Të arrestuarit janë Ledion Rabaj, 38 vjeç, banues në Gjirokastër dhe shtetësja me iniciale L.G, 38 vjeçe, banuese në Tiranë.

“Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Mashkullorë” janë kapur duke trasportuar me automjetin tip Benz, me targa AA 399 HY, një shtetas algjerian i identifikuar si S.T, 18 vjeç. Shtetasit e arrestuar kanë patur si qëllim ta transportojnë shtetasin algjerian deri në Tiranë kundrejt një shume prej 300 eurosh”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti me targa AA 399 HY dhe tre telefona celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.0034611225128174