INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plas korrupsioni edhe në doganën e Kakavijës, arrestohen 6 punonjësit kufitarë

Plas korrupsioni edhe në doganën e Kakavijës, arrestohen 6 punonjësit kufitarë

Publikuar më: 16:15 20-09-2018

Janë arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër 6 persona të Policisë Kufitare për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të jashtëligjshëm të kufirit.
Shërbimet për çështjen e Brendshme dhe Ankesat në Gjirokastër gjatë njën hetimi disa mujor me metoda speciale ka goditur me sukses veprimtarinë e paligjshme të ushtruar nga 6 punonjës policie dhe disa shtetas, në vijën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë, në Kakavijë.
Duke shpërdoruar detyrën, këta punonjës policie në kohë të ndryshme kanë lehtësuar kalimin e paligjshëm nëpërmjet vijës së gjelbër, kundrejt shpërblimit, për shtetas të ndryshëm që kanë patur probleme me lëvizjen në zonën ‘Shengen’.
Shërbimet e SHÇBA kanë arrestuar sot 7 persona:
• Gentian Gjolleshi, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Luan Shosha, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Roland Gega, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Afrim Çomo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Edmond Nikolla, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Fatmir Beqo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Besnik Sinani, nga Fieri.

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381