INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermania shuan shpresat për anëtarësim të shpejtë të Ballkanit në BE

Gjermania shuan shpresat për anëtarësim të shpejtë të Ballkanit në BE

Publikuar më: 13:52 06-02-2018

Në ditën kur në Strasburg pritet të paraqitet strategjia për Ballkanin, një qëndrim jo pozitiv vjen nga Gjermania. Qeveria gjermane ka shfaqur rezerva lidhur me përpjekjen e Komisionit Europian për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi deri në vitin 2025. Sipas kësaj strategjie, Serbisë dhe Malit të Zi i ofrohet një perspektivë e qartë integrimi nëse kryhen reformat e duhura dhe vendet zgjidhin problemet me fqinjët.
Ëshët zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert i cili shoishpresat e vendeve ballkanike kur tha se këto kandidatë kanë ende për të bërë reforma të zgjeruara në vendet e tyre. Sipas Seibert nuk do të ketë anëtarësime automatike, për shkak të datave që janë vendosur më parë.
Megjithatë qeveria gjermane e quan shumë të rëndësishme perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit. Por sipas zëdhënësit të qeverisë, strategjia për Ballkanin e Komisionit Europian duhet të studiohet një herë mirë, kur të paraqitet të martën. Komisioni pritet të japë vlerësime edhe për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Bosnje-Hercegovinës.

Article Logic
Execution time: 0.0035412311553955