INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjeneroi miliarda euro nga dhënia e pasaportave, qeveria ashpërson procedurat pas kritikave të BE-së

Gjeneroi miliarda euro nga dhënia e pasaportave, qeveria ashpërson procedurat pas kritikave të BE-së

Publikuar më: 13:32 23-05-2018

Në prag të kritikave se po operonte me një skemë "pasaporta për para", Qiproja ka ashpërsuar procedurat e verifikimit për ata investitorë që kërkojnë të marrin dorën në një pasaportë të Bashkimit Evropian. The Associated Press shkruan se Harris Georgiades, ministër i Financave në ishullin e vogël tha të martën se procedurat e reja do të jenë "më strikte dhe më të besueshme" dhe se numri i pasaportave të dhëna sipas skemës do të kufizohet në 700 në vit. Ai tha se aplikimet e autoriteteve qipriote po kontrollohen aktualisht, e se edhe agjencitë e huaja gjithashtu do të kryejnë "kontrolle " për të siguruar përshtatshmërinë e çdo aplikanti. Georgiades pranoi se mund të ketë pasur "dobësi" ndaj procedurave dhe rregullave të mëparshme. Por ai hodhi poshtë sugjerimet se qeveria qipriote po drejtonte një skemë të tipit "pasaporta për para". "Ne hedhim poshtë deklarimet se pasaporta qipriote është në shitje," i tha Gjeorgjiys radios shtetërore RIK. Zyrtari qipriot dyshon se kompanitë e huaja mund të qëndrojnë pas raporteve negative të medies, dhe se synimi i tyre mesa duket është që të parandalojnë investimet në Qipro. Anëtari i BE, Qipro, paraqiti skemën pas një krize financiare të vitit 2013 që solli vendin në prag të falimentimit dhe e detyroi atë të pranojë një program shpëtimi prej shumë miliardë eurosh nga kreditorët. Disa vende të tjera anëtare të BE-së zhvilluan skema të ngjashme. Qiproja nuk ka lëshuar asnjë të dhënë zyrtare lidhur me numrin e njerëzve që kanë marrë pasaporta, cilat janë kombësitë e tyre apo sa para ka përfunduar në arkën shtetërore. Marios Mavrides, një ligjvënës që i përket partisë më të madhe DISY, vlerëson se skema ka gjeneruar rreth 4.8 miliardë euro midis 2013 dhe 2016. Sipas rregullave të skemës, një aplikant duhet të bëjë një investim në Qipro së paku 2 milionë euro si në pasuri të paluajtshme, biznese qipriote, aksione ose obligacione qeveritare. Aplikantët gjithashtu nuk duhet të kenë asnjë dosje penale dhe të deklarojnë qëndrim të përhershëm në Qipro. Christian Wigand i tha AP muajin e kaluar se Komisioni "monitoron nga afër" skema të tilla të investitorëve. Ai tha se vendet anëtare të BE-së "duhet të përdorin privilegjet e tyre për dhënien e shtetësisë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe atë të BE-së dhe në frymën e bashkëpunimit të sinqertë" me vendet e tjera të BE.

Article Logic
Execution time: 0.0037481784820557