INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet një kufomë e dekompozuar në Pukë

Gjendet një kufomë e dekompozuar në Pukë

Publikuar më: 22:43 24-03-2019

Një trup i dekompozuar është gjetur sot në pyll, në afërsi të malit të Krrabit, në Pukë. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se trupi i pajetë i përket shtetasit Z.P, 49 vjeç. Dyshohet se trupi i shtetasit në fjalë ndodhej në pyll prej dy muajsh.
Ndër të tjera, mësohet se shtetasi Z.P ka humbur kontaktet me familjen prej rreth tre muajsh.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së 49-vjeçarit. Trupi i dekompozuar po dërgohet në mjediset e komisariatit të Pukës.

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043