INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet i helmuar aktivisti rus, hyri në fushë dhe ndërpreu Francë-Kroaci në Botëror

Gjendet i helmuar aktivisti rus, hyri në fushë dhe ndërpreu Francë-Kroaci në Botëror

Publikuar më: 16:51 14-09-2018

Pyotr Verzilov, burri dhe eksponent i grupit anti-Putin “Pussy Riot”, është në gjendje të rëndë në repartin e Toksikologjisë në spitalin e Moskës. Lajmin e dha një prej pjesëtareve të grupit, Veronika Nikulshina. Sipas gruas së aktivistit, Nadia Tolokonikova, “ai mund të jetë helmuar”.

Verzilov dhe tre aktiviste të “Pussy Riot” ndërprenë finalen e Botërorit të veshur si policë, duke hyrë në fushë dhe protestuar për përndjekjet politike në Rusi. Verzilov thuhet se ka humbur pjesërisht shikimin dhe aftësinë për të folur.

Sipas Nikulshina, ai u dërgua mbrëmjen e 11 shtatorit në spitalin “Bakhrushini”, pasi ishte ndier keq gjatë procesit administrativ ndaj saj.

Article Logic
Execution time: 0.0020699501037598