INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet e vdekur në banesë vajza e aktorit të njohur shqiptar, ja poezia e tij prekëse për të bijën e ndjerë [FOTO]

Gjendet e vdekur në banesë vajza e aktorit të njohur shqiptar, ja poezia e tij prekëse për të bijën e ndjerë [FOTO]

Publikuar më: 18:00 19-11-2017

Vajza e aktorit nga Kosova Çun Lajçi, Bubulina Lajçi është gjetur e vdekur në banesën e saj në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Vajza 34-vjeçare është gjetur nga të afërmit pa shenja jete. Sipas gazetës Express, dyshimet e para të policisë janë se Bubulina Lajçi ka vdekur për shkak të mbidozës së lënëve narkotike.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin për vdekjen e një vajze në këtë lagje, por pa dhënë detaje të tjera. Rasti nga policia është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe trupi është dërguar për ekspertizën mjeko-ligjore.

Aktori njohur nga Rugova, Çun Lajçi, ka reaguar për herë të fundit në rrjetet sociale përmes disa vargjesh prekëse:
A këputet peni moj e mira ime
S’po t’shkruaj ma
Si herave tjera për t’iu kthye
Pendimit
Se nenin e lidhun n’fyt
E paske zhgjidhë vetëm,
Pa m’pritë mua nga rrugë e largët
Shpresash paske ikë mbramë
N’udhëtimin tand t’fundit
Diku n’Ashkelon
N’kërkim t’fatit e t’vajit
Oooo
Mos ma vajtoni
Se sherua qenka përgjithmonë
Tue kërkua gurin e vet të varri.

Article Logic
Execution time: 0.003148078918457