INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gigi Hadid s’i ndahet zemra nga Zayn, motra e saj Bella ka një hall të madh, zbulojeni! [FOTO]

Gigi Hadid s’i ndahet zemra nga Zayn, motra e saj Bella ka një hall të madh, zbulojeni! [FOTO]

Publikuar më: 11:59 27-04-2018

Ehh çfarë bën motra për motrën!

I shokuan të gjithë me ndarjen e tyre pas më shumë se 2 vitesh romancë, por mesa duket gjasat janë që Zayn dhe Gigi të kthehen sërish bashkë. Para pak javësh këngëtari i njohur u kap mat duke dalë nga hoteli ku po qëndronte Gigi dhe kjo e fundit as nuk e ka ndërmend t’i bëjë “unfollow” në Instagram ish të dashurit të saj.

Por siç duket më e shqetësuara në këtë mes është Bella Hadid të cilën e mundon fakti se motra e saj mund t’i hapë sërish zemrën Zayn.

“Bella është e acaruar me faktin që Gigi mund të kthehet sërish me Zayn. Ajo i di detajet e lidhjes së tyre dhe prandaj është e shqetësuar për motrën, pasi ajo ia ka treguar të gjitha sekretet. Bella është e shqetësuar për faktin se Gigi-t mund t’i thyhet sërish zemra dhe ajo do ta mbrojë motrën që të mos bëjë prapë të njejtnin gabim”, u shpreh një burim i afërt me Bella Hadid për Hollywoodlife.com.

tommy.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0034351348876953