INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
George Clooney zgjedh emrat e binjakëve, ja çfarë kuptimi kanë!

George Clooney zgjedh emrat e binjakëve, ja çfarë kuptimi kanë!

Publikuar më: 09:09 07-06-2017

Amal dhe George Clooney janë zyrtarisht prindër!

Çifti duket se me një gur goditi dy zogj, pasi dje u bënë prindërit krenarë të një djali dhe një vajze. Pikërisht ashtu! Gjatë mëngjesit të djeshëm Amal u dha jetë binjakëve, të cilët ata i quajtën Ella dhe Alexander. Gjithçka u bë e ditur nga një përfaqësues i çiftit, i cili bëri me dije se dyshja mirëpriti në jetë fëmijët e tyre të parë, të cilët janë të shëndetshëm, të lumtur dhe shumë mirë më çdp aspekt. Elite Daily ka bërë me dije se Ella do të thotë “dritë”, ndërsa Alexander në greqisht ka kuptimin “mbrojtës i njerëzve”. Pra, nuk janë vetëm emra të bukur, por edhe kuptimplotë gjithashtu.

Article Logic
Execution time: 0.0030670166015625