INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazi lotsjellës në protestë, PD padi për ministrin Lleshaj

Gazi lotsjellës në protestë, PD padi për ministrin Lleshaj

Publikuar më: 12:23 15-04-2019

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka paditur në Prokurorinë e Tiranës ministrin e Brendshën Sandër Lleshaj, si edhe disa efektivë policie për përdorimin e gazit lotsjellës në protestë.

PD e cilëson përdorimin e gazit lotsjellës një veprim kriminal.

Sipas PD, përdorimi i gazit lotsjellës për të shpërndarë turmën është i paligjshëm.

Këtë të shtunë PD LSI organizuan protestën e nëntë e cila nisi  tek Kryeministria dhe përfundoi para godinës së Parlamentit.

Gjatë protestës u hodhën kapsolla, tymuese, flakadantë ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpëndarë turmën e cila tenonte të kalonte gardhin e krijuar nga uniformat blu.

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158