INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Gazetta dello Sport’’ vlerëson kombëtaren e Panuçit: ‘’Nuk e përsërit dot suksesin e asaj të De Biazit’’

‘’Gazetta dello Sport’’ vlerëson kombëtaren e Panuçit: ‘’Nuk e përsërit dot suksesin e asaj të De Biazit’’

Publikuar më: 16:05 20-03-2019

Të enjten nisin kualifikueset për edicionin e 16 të kampionatit europian. “Gazzeta dello Sport” në fokusin e saj kishte sot analizën e grupeve konkurruese. Në të shkruhej edhe për kombëtaren e Panuçit.

Vlerësimet ishin të larta dhe sportivja italiane e konsideronte Shqipërinë një potencial të vërtetë për vendin e dytë, por ndër të tjera shkruante:

“Ndaj, për vendin e dytë do të duelohet edhe nga Shqipëria e Christian Panuccit, që vështirë se do të përsërisë suksesin e kualifikimit në Europian nën drejtimin e De Biasi”. Më tej në artikull vlerësohej përbërja e ekipit me lojtarë të shumtë që aktivizohen në Seria A.

 

Article Logic
Execution time: 0.003054141998291