INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gati të bëhen prindër?! Zbulohet më në fund ç’po bëjnë Marina dhe Getoari [FOTO]

Gati të bëhen prindër?! Zbulohet më në fund ç’po bëjnë Marina dhe Getoari [FOTO]

Publikuar më: 18:34 23-04-2018


Ka disa javë që flitet se Marina është shtatzënë dhe dyshimet e para nisën nga fakti që ajo është shfaqur shumë rrallë në rrjetet sociale. Gjithashtu Marina kohët e fundit po shihet gjithmonë e më pak me veshje të ngushta dhe madje një foto e publikuar një muaj më parë në Instagramin e saj la vend për dyshime, teksa shfaqet me linjat e rrumbullakosura. Por para pak ditësh gazetari i njohur Eraldo Rexho i vuri pikat mbi i duke mohuar zërat se Marina është shtatzënë.

Përveç kësaj edhe vetë moderatorja i mohoi në një farë mënyre këto zëra me foton që postoi para pak ditësh ku barku i saj dukej po aq i sheshtë si zakonisht.  

rinamar.png

 

Sipas “Panorama Plus”, burime pranë tyre kanë bërë të ditur së fundmi se dyshja po përpiqet të bëjë një fëmijë dhe të zgjerojë më në fund familjen e tyre të vogël.

Pas suksesit në spektaklit «C’est la vie», Marina po shijon pushimet e gjata larg televizionit. Videoja më e fundit që Marina postoi në “Instagram” ishte ajo nga ballkoni i shtëpisë që tregon faktin se ajo po kalon shumë kohë duke u relaksuar në shtëpi.

Por edhe reperi Getoar Selimi ka rralluar produksionet e tij muzikore. Katër muaj më parë ai publikoi këngën “Bisha me dy Koka” në bashkëpunim me Skivin. Ndërkohë që ka paralajmëruar një bashkëpunim me kompozitorin Flori Mumajesi, që pritet të dalë së shpejti. Mesa duket Marina i është dedikuar tërësisht bashkëshortit dhe zgjerimit të familjes.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035331249237061