INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gati për plazh! Fundjava përvëluese

Gati për plazh! Fundjava përvëluese

Publikuar më: 11:26 13-04-2018

Një valë e të nxehtit me prejardhje nga Afrika Veriore do të përfshijë vendin tonë gjatë fundjavës. Ndaj bëni gati rrobat e banjës, një kapele dhe kremin mbrojtës e “mbathjani” për në plazh.

Sipas sinoptikanëve temperaturat minimale do të rriten nga 5-8 gradë Celsius, po kështu dhe maksimalja do pësojë rritje të ndjeshme. Përllogaritet që kjo e fundit të shkojë deri 28 gradë. Më të favorizuara nga moti i me diell të fortë do të jenë zonat bregdetare.
Era pritet të jetë me drejtim nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi maksimale deri 5m/s.

Article Logic
Execution time: 0.0038440227508545