INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gati për Luftën e 3-të Botërore?! SHBA dhe Rusia lëshojnë deklaratat shokuese [FOTO]

Gati për Luftën e 3-të Botërore?! SHBA dhe Rusia lëshojnë deklaratat shokuese [FOTO]

Publikuar më: 10:12 15-04-2018

Një situatë kaotike po ndodh në Siri!

SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca goditën me raketa tre qytete siriane në përgjigje të sulmit të dyshuar kimik në Douma, rreth një javë më parë. Siria ka mohuar përdorimin e agjentëve kimikë dhe thotë se sulmi u fabrikua nga rebelët.

Por presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara (SHBA) janë gati për të goditur sërish Sirinë nëse përsëriten sulme të tjera kimike. Në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ditën e shtunë, Rusia e akuzoi Perëndimin për sulmet që erdhën pa pritur rezultatet e hetimit të sulmit të dyshuar kimik në Douma.

Rusia u shpreh se SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe Francë u sollën si huliganë dhe “treguan shpërfillje ndaj ligjeve ndërkombëtare”.

Historia do t’i vendosë gjërat në favor të Sirisë, e SHBA tashmë është përgjegjëse për një zinxhir “vrasjedh të përgjakshme” në vende të tjera, tha Presidenti rus Vladimir Putin pas sulmit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara mbi Siri.
“Historia do t’i rregullojë gjërat, dhe Uashingtoni tashmë ka përgjegjësinë e madhe për masakrën e përgjakshme në Jugosllavi, Irak dhe Libi,” tha Putin në një deklaratë pas sulmit të SHBA dhe aleatëve të saj.
Ky veprim ushtarak i njëanshëm ka “një ndikim shkatërrues në të gjithë sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare” dhe vetëm përshkallëzon krizën siriane në vend që ta zbusë atë, tha presidenti rus, raporton RT.

Më herët, Purin në reagimin e tij të parë ka paralajmeruar SHBA per pasojat. “Me këto veprime, Uashingtoni po nxit vetëm një valë të re të azilkërkuesve nga Siria dhe rajoni i tërë”- tha Putin.

sulm.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039629936218262