INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gati gjysma e administratës me arsim të ulët! Po si është e mundur?

Gati gjysma e administratës me arsim të ulët! Po si është e mundur?

Publikuar më: 11:01 04-06-2019

Shumica e shqiptarëve synojnë të punojnë në shtet. Disa e lidhin me rehatinë dhe të tjerë me sigurinë.

Po ç’nivel arsimor kanë ata?

Në fund të 2018 rreth 45% nga 170 mijë të punësuar janë me arsim 8-9 vjeçar dhe të mesëm. Sipas të dhënave të INSTAT edhe pse numri i personave me arsim fillor ka ardhur në rënie të dukshme gjatë dekadës së fundit sërish gjykohet se është i lartë.
Nëse në vitin 2000 në sektorin publik ishin të punësuar mbi 190 mijë persona, 15% e tyre ose mbi 30 mijë persona ishin me arsim 8-vjeçar. Në fund të vitit 2018 ishin vetëm 7%. Vërehet se pas vitit 2000 kanë pësuar rënie edhe punonjësit me arsim të mesëm, të cilët në 2018 përbëjnë 38% të totalit, nga 49% në vitin 2000.
Për pasojë është rritur ndjeshëm grupi i të punësuarve me arsim të lartë që në fund të vitit 2018 përbënin gati 54% të totalit te të punësuarve në shtet. Këto ndryshime erdhën falë reformës së vitit 2007, ku qeveria e asaj periudhe përforcoi kriteret e arsimit për pranimin në administratë, duke i stimuluar më paga më të larta. Po gjithësesi administrata vuan nga mungesa e eficencës dhe nga burokracia.
Konstatimi i fundit është reflektuar dhe në raportet e Bashkimi i Europian, Bankës Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar që theksojnë se sektori publik në Shqipëri ka nevojë të reformohet, me qëllim shërbime publike më të shpejta dhe cilësore.

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221