INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gashi nuk i reziston dot kësaj valleje, shihni ç'bën në Zvicër [VIDEO]

Gashi nuk i reziston dot kësaj valleje, shihni ç'bën në Zvicër [VIDEO]

Publikuar më: 10:58 10-06-2019

Gashi është një artist që na bën të ndihemi krenarë çdo ditë për shkak të arritjeve të tij në skenën muzikore.

Reperi është shumë aktiv në rrjetet e tij sociale, ku publikon foto dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, mbrëmjen e djeshme reperi ka mbajtur një koncert në Zvicër, i cili i ka kënaqur të gjithë fansat me këngët e tij.

Teksa ka qenë duke performuar një nga këngët e tij, në club është vendosur vallja e Tropojës dhe reperi nuk ka nguruar që të kërcejë nën ritmet e saj. Ai e ka publikuar videon edhe në llogarinë e tij të Instagramit, “Instastory” duke treguar kështu që kurrë si harron rrënjët e tij dhe është krenar që është Shqiptar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034539699554443