INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm. Nga 7 kandidatura vetëm 3 plotësojnë kriteret

Publikuar më: 16:54 15-12-2017

Nga 7 kandidatë të ofruar por të marrë mandatin e kryeprokurorit të përkohshëm, vetëm 3 prej tyre plotësojnë kriteret kushtetuese të kërkuara. Deputetët socialistë të komisionit të ligjeve kanë kaluar në sitë të 7 kandidatët, duke dalë në përfundimin se vetëm 3 prej tyre mund të vijojnë garën për postin e kryeprokurorit. Bledi Çuçi tha se kriteret për të garuar për këtë post i përmbushin Arta Marku, Ferdinat Elezi dhe Ermira Tafani.

1- Granit Shahu nuk plotëson kushtet dhe kriteret ligjore

2- Arqile Koça nuk plotëson kushtet dhe kriteret ligjore

3- Besnik Muçi nuk plotëson kushtet dhe kriteret ligjore 

4- Ermira Tafani përmbush kushtet formale e ligjore

5-  Artur Selmani nuk plotëson kushtet dhe kriteret ligjore

6- Ferdinand Elezi plotëson kushtet dhe kriteret ligjore

7- Arta Marku përmbush kriteret ligjore

Edhe  në këtë mbledhje munguan deputetët e opozitës, të cilët e kanë cilësuar antikushtetues procedurën e ndjekur nga shumica për përzgjedhjen e prokurorit të përkohshëm. Ndërsa më herët presidenti Ilir Meta kishte një mesazh të fortë për klasën politike. Ilir Meta:

“I bëj thirrje forcave politike, Kuvendit, shoqërisë civile dhe gjithë aktorëve të sistemit gjyqësor të ndërmarrin sa më shpejt me transparencë veprime konkrete që në frymën e Kushtetutës së vendit dhe duke ndjekur këshillat e vyera të Komisionit të Venecias të ndërmarrin hapa seriozë që reforma të bëhet reale, e prekshme dhe efektive sa më shpejt, larg politizimit të skajshëm dhe interesave partiake të ditës. Çdo vonesë e mëtejshme është në dëm të interesit publik, funksionimit të gjykatave, vetë reformës e mbi të gjitha të pritshmërie të qytetarëve shqiptarë”,

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm. Nga 7 kandidatura vetëm 3 plotësojnë kriteret

Nga 7 kandidatë të ofruar por të marrë mandatin e kryeprokurorit të përkohshëm, vetëm 3 prej tyre plotësojnë kriteret kushtetuese të kërkuara. Deputetët socialistë të komisionit të ligjeve kanë kaluar në sitë të 7 kandidatët, duke dalë në përfundimin se vetëm 3 prej tyre mund të vijojnë garën për postin e kryeprokurorit. Bledi Çuçi tha se kriteret për të garuar për këtë post i përmbushin Arta Marku, Ferdinat Elezi dhe Ermira Tafani.

1- Granit Shahu nuk plotëson kushtet dhe kriteret ligjore

2- Arqile Koça nuk plotëson kushtet dhe kriteret ligjore

3- Besnik Muçi nuk plotëson kushtet dhe kriteret ligjore

4- Ermira Tafani përmbush kushtet formale e ligjore

5-  Artur Selmani nuk plotëson kushtet dhe kriteret ligjore

6- Ferdinand Elezi plotëson kushtet dhe kriteret ligjore

7- Arta Marku përmbush kriteret ligjore

Edhe  në këtë mbledhje munguan deputetët e opozitës, të cilët e kanë cilësuar antikushtetues procedurën e ndjekur nga shumica për përzgjedhjen e prokurorit të përkohshëm. Ndërsa më herët presidenti Ilir Meta kishte një mesazh të fortë për klasën politike.

Ilir Meta:

“I bëj thirrje forcave politike, Kuvendit, shoqërisë civile dhe gjithë aktorëve të sistemit gjyqësor të ndërmarrin sa më shpejt me transparencë veprime konkrete që në frymën e Kushtetutës së vendit dhe duke ndjekur këshillat e vyera të Komisionit të Venecias të ndërmarrin hapa seriozë që reforma të bëhet reale, e prekshme dhe efektive sa më shpejt, larg politizimit të skajshëm dhe interesave partiake të ditës. Çdo vonesë e mëtejshme është në dëm të interesit publik, funksionimit të gjykatave, vetë reformës e mbi të gjitha të pritshmërie të qytetarëve shqiptarë”,

Article Logic
Execution time: 0.0041978359222412