INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gara për prokuror të përgjithshëm. Sot afati i fundit, ja kush ka kandiduar

Gara për prokuror të përgjithshëm. Sot afati i fundit, ja kush ka kandiduar

Publikuar më: 10:27 12-12-2017

Ora 18:00 e ditës së sotme është dhe afati i fundit i lënë në dispozicion për kandidatët për të aplikuar për Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm. Më pas do të jete një Komision që do të kontrollojë kandidatët.
Mazhoranca shpalli vendin vakant në krye të organit të akuzës, pas skadimi të mandatit të kryeprokurorit Adriatik Llalla, ka bërë që shumë nga prokurorët që plotësojnë kriteret të shprehin interesin për këtë post.
Mësohet se deri më këto momente kanë shprehur interes disa kandidatë. Mes tyre është dhe Ferdinand Elezi, kreu i prokurorisë së Apelit të Durrësit është një tjetër kandidat që ka shprehur interes për ketë post, i cili mësohet se ka qenë i pari që ka dorëzuar në Kuvend dokumentacionin. Edhe prokurorja Arta Marku, e cila aktualisht është prokurore në Prokurorinë e Shkodrës.

Article Logic
Execution time: 0.0037379264831543