INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Game of Thrones: Ja kush ka më shumë shance për të mbijetuar [FOTO]

Game of Thrones: Ja kush ka më shumë shance për të mbijetuar [FOTO]

Publikuar më: 15:28 11-12-2018

Sa mundësi ka një personazh i sagës fantazi mos të vdesë? Shkenca studioi 330 personazheve të serialit “Game of Thrones”, për të dekretuar se gratë dhe aristokratët rezistojnë më gjatë.

Shkencëtari Reidar Lystad, i “Australian Institute of Health Innovation” publikoi në revistën “Injury Epidemiology” një studim, mbi vdekjet në “Game of Thrones”.

Lystad mori në konsideratë 330 personazhet më të rëndësishëm të sagës bazuar në veprat e George R.R. Martin dhe aplikoi metodat shkencore dhe nxori përfundime kurioze për fansat.

Personazhe të gjallë, të vdekur dhe të ringjallur

Një e dhënë është probabiliteti i madh i mbijetesës së grave dhe personazheve të rangut të lartë. Për autorët, bëhet fjalë për një reflektim të botës reale. Fermat në përgjithësi janë më pak të ekspozuara ndaj shërbimit ushtarak dhe karakteret e rangjeve të larta janë më të mbrojtur, si dhe më të vendimtarë për ngjarjen.

Personazhet që kanë më pak shanse për të mbetur gjallë deri në fund të historisë janë ata të rangut të mesëm, që shfaqen më pak në ekran në krahasim me protagonistët.

Vështirësi metodologjike kishte për të ringjallurit, si Jon Snow. “Ky është një problem që nuk e hasim çdo ditë në kërkimet mjekësore.

Na u desh të merrnim vendim ad hoc për të kuptuar se si të vepronim me Jon Snow apo Beric Dondarrion, i cili është ringjallur disa herë. I kemi trajtuar si të vdekur, kur nuk shfaqen më në serial. Nëse ringjallen dhe rishfaqen në episode, i kemi trajtuar si jo të vdekur”, -tha Lystad.

gooototot.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0025081634521484