INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gabimet që femrat bëjnë kur depilohen

Gabimet që femrat bëjnë kur depilohen

Publikuar më: 11:45 02-06-2017

Funde e pantallona të shkurtra, fustane pas trupi, veshje që ekspozojnë lëkurën, jemi zyrtarisht në stinën e verës, zyrtarisht në sezonin e depilimit të rregullt!

Pas muajsh të gjatë pritjeje, lëkura do të përkedhelet nga rrezet e diellit dhe femrave i duhet të eleminojnë çdo qime të dukshme nga lëkura. Ndonëse ekzistojnë shumë metoda depilimi ajo me brisk është më e përdorura. Rreziku për të gabuar nuk është i vogël ndaj po ndajmë me ju më poshtë 5 gabimet që bëni kur depiloheni!

Gabimi 1: Nuk përgatisni lëkurën
Mos u depiloni asnjëherë nëse lëkura juaj nuk është e lagësht! Në të thatë depilimi jo vetëm që është i dhimbshëm por nuk është efektiv. Një ditë më parë duhet të keni bërë një skrab në mënyrë që nga lëkura të keni eleminuar çdo shtresë të vdekuqr qelizash.

Gabimi 2: Përdorimi i briskut të partnerit, apo përdorimi i brisqeve për meshkuj
Brisqet e meshkujve janë të projektuar ndryshe nga brisqet e femrave. Këto të fundit kanë në tehet e tyre xhel aloe vera apo vitamin E duke qenë se lëkura e femrave është me delikate.
Brisqete femrave duhet të jenë të paktën me 4 tehe për të ndjekur formën e trupit të një gruaje.

Gabimi 3: NUK përdorni krem rroje apo xhel.
Nëse ju nuk e hidratoni lëkurën para depilimit, e sigurtë që pasi të keni hequr qimet lëkura juaj do të jetë e irrituar me puçrra të cilat mund të infektohen.

Gabimi 4: Përdorimi i sapunit apo shampoos si xhel rroje
Mund të mendoni se sapuni apo shampoja mund ta zëvendësojnë lehtë xhelin e rrojes, por e keni gabim. Sapuni than yndyrën nga lëkura, duke e bërë më të vështirë depilimin. Lëkura kërkon të jetë krejtësisht e hidratuar në mënyrë që qimet të hiqen sa më mirë, shpejt e pa dhimbje.

Gabimi 5: Lënia e briskut në ujë
Sigurohuni që pas përdorimit briskun ta lani, ta thani me një copë e ta vendosni në një vend të thatë.

Article Logic
Execution time: 0.0033910274505615