INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gabimet që bëni gjatë pushimeve, kujdes me shëndetin

Gabimet që bëni gjatë pushimeve, kujdes me shëndetin

Publikuar më: 14:51 17-08-2018

Shumë prej jush kanë nisur pushimet, dhe për pak ditë mendoni të harroni çdo gjë dhe pse jo bëni gabime me shëndetin tuaj.

Edhe në plazh mund të “bëni gabime pa dashje që dëmtojnë shëndetin dhe linjat, duke rrezikuar që pushimet të jenë më pak fitimprurëse”.

Paralajmërimi vjen nga Serena Missori, specialiste e endokrinologjisë, diabetologjisë e cila na zbulon disa nga gabimet më të shpeshta që bëjmë në plazh.

Ekspozimi i trupit për shumë orë në diell favorizon vasodilimin: është më mirë të lagni këmbët shumë shpesh për të shmangur mbajtjen e lëngjeve sidomos në kavilje dhe në këmbë.

Kujdes nëse hani shpesh dhe gjithçka, dhe pa lëvizur favorizon një shtim peshe të padëshirueshëm. Është gjithashtu e gabuar të hani shumë fruta pa pirë sasinë e duhur të ujit: frutat përmbajnë shumë sheqerna në një mënyrë të koncentruar.

Nëse nuk e pini pjesën e duhur të ujit -paralajmëron ekspertja, – favorizon dehidratimin që nganjëherë mund të rezultojë në çrregullime të padëshiruara të zorrëve.

Idealja do të ishte të pinit një gotë ujë për çdo 150g fruta;Edhe pse është vapë mos hani dhe pini ushqime dhe pije të ftohtapasi mund të pësoni një goditje termike që mund të shkaktojë mbingarkesë, dhimbje abdominale dhe nganjëherë edhe lodhje.

Shpesh duhet të pini ujë dhe limon, sepse janë pastrues, aktivizojnë metabolizmin dhe ju mbajnë të hidratuar. Është e gabuar të mos bëni dush pas notit në det: dushi heq çdo ndotës që ka mbetur në lëkurë, hollon bakteret me të cilat vjen në kontakt dhe heq kripën që than lëkurën.

Gabimi i fundit nënvizon ekspertja  të mos pish pas notit në det. Shumë shpesh gjatë notit ndodh që të gëlltisim ujin e detit që është i ndotur gjithmonë nga mikrobet. Pirja pas larjes hollon ngarkesën e mundshme bakteriale. Nëse jeni gati për pushimi mbajini vesh këto këshilla.

Më shumë në këtë kategori: « Pagjumësia vret jetën tuaj sociale
»
Article Logic
Execution time: 0.0037350654602051