INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
G-Power përforcon BMW M5 e re në 800 kuaj fuqi

G-Power përforcon BMW M5 e re në 800 kuaj fuqi

Publikuar më: 10:29 17-09-2018

Edhe kompania e njohur G-Power, e cila merret me modifikimin e veturave, ka përgatitur versionin e saj të modelit të ri të BMW-së - M5 (F90). Po ashtu, ajo njofton se për këtë model ofron tri paketa të reja.

Paketa “Stage 1” përfshinë përforcimin e motorit (4.4-litër Twin-Turbo V8) të këtij modeli në 700 kuajfuqi, “Stage 2” në 750 kuajfuqi dhe “Stage 3” në 800 kuajfuqi.

Instagram Banner

Top versioni me 800 kuajfuqi, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2,9 sekonda dhe atë maksimale deri në 335 km/h.

Gjithashtu, G-Power për këtë BMW M5 ofron edhe sistemin e avancuar të frenimit, sistemi e shkarkimit të gazrave nga titani, amortizatorët e modifikuar si dhe rrotat “Hurricane RR” prej 21-inç.

Article Logic
Execution time: 0.0038478374481201