INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fytyrë e pastër dhe me shkëlqim vetëm brenda pak minutave? Kjo maskë e thjeshtë natyrale është gjithçka që ju duhet!

Fytyrë e pastër dhe me shkëlqim vetëm brenda pak minutave? Kjo maskë e thjeshtë natyrale është gjithçka që ju duhet!

Publikuar më: 17:58 12-04-2019

Ju mund të kujdeseni shumë thjeshtë për lëkurën tuaj, mjafton të gjeni pak minuta. Maskat për kujdesin dhe rigjenerimin e lëkurës mund të realizohen shumë mirë me produkte natyrale në shtëpinë tuaj. Kafja dhe kakaoja pluhur janë burime të pasura antioksidantësh dhe zvogëlojnë fryrjet në gjithë fytyrën.

Kokrrat e bluara të kafes gjithashtu janë një pastrues i shkëlqyer dhe ndihmojnë për të larguar qelizat pa jetë, ndërkohë që tkurrin poret dhe largojnë yndyrën e tepërt. Kjo recetë kërkon edhe qumësht dhe mjaltë, të cilët, i kthejnë lagështinë fytyrës. Maska aplikohet kryesisht kur lëkura ka humbur freskinë dhe shkëlqimin.

Për të përgatitur maskën ju duhen:
• 2 lugë gjelle kafe e bluar (ose llumin e kafes turke)
• 2 lugë gjelle pluhur kakao
• 1 lugë gjelle mjaltë
• 2 lugë gjelle qumësht i paskremuar. Mund ta zëvendësoni dhe me ujë ose qumësht bajameje nëse dëshironi

Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit në një enë të vogël me një lugë derisa të krijojnë një masë. Aplikoje në fytyrë duke e mesazhuar atë. Lëre për 15-20 minuta. Shpëlaje me ujë të ngrohtë!

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771