INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Furtunë' në Prokurori. Arta Marku shkarkon Sokol Stojanin

'Furtunë' në Prokurori. Arta Marku shkarkon Sokol Stojanin

Publikuar më: 10:32 21-09-2018

Kryeprokurorja Arta Marku ka shkarkuar nga detyra kreun e Drejtorisë së Inspektimit në Prokurori, Sokol Stojani. Shkak për këtë mësohet se është bërë fakti se Stojani nuk ka pranuar që të hetojë kolegët e tij të Krimeve të Rënda. Marku kishte urdhëruar Stojanin që të hetonte 10 kolegët e tij, por ky i fundit duket se nuk ka qenë dakord. Stojani u emërua në krye të drejtorisë së inspektimit në fillim të vitit 2018.  Ka qenë çështja “Shullazi” ajo që ka shkaktuar një ‘furtunë’ në Prokurori. Përfaqësuesit e akuzës nuk kanë pranuar që të marrin përsipër dosjen “Shullazi” pasi sipas tyre ajo e ka aktualisht një prokuror që është marrë me hetimet që në nisje të tyre, i cili është ish kreu i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Pas kësaj  Arta Markut urdhëroi për procedim disiplinor ndaj tyre dhe transferimin e tre të tjerëve në rrethe. 10 prokurorët që janë vënë në hetim disiplinor kanë paditur vetë kryeprokuroren e Përkohshme dhe kërkojnë të rrëzojnë urdhrin e saj, që sipas tyre është jashtë kompetencave të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0017039775848389