INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Furtunë” në polici! Ardi Veliu shkarkon disa shefa komisariatesh

“Furtunë” në polici! Ardi Veliu shkarkon disa shefa komisariatesh

Publikuar më: 16:15 04-04-2019

Një “furtunë” e vërtetë ka prekur Policinë e Shtetit, pasi drejtori Ardi Veliu ka firmosur ndryshimin e shefave të komisariateve në rrethe dhe kryeqytet.

Gjithashtu raportohet se ndryshime janë bërë në komisariatet Elbasan, Durrës, Fier, Burrel, Vlorë, Lushnje, Berat, Peqin dhe Mirditë, por që do të zyrtarizohen së shpejti.

Ndërkohë disa emra të drejtuesve të rinj janë zbardhur nga mediat. Pas shkarkimit të Kastriot Skënderajt, në Drejtorinë e Tiranës ka pasur lëvizje edhe në rang komisariatesh, pasi në krye të komisariatit nr. 3 është emëruar Edmond Meshini.

Në Durrës, shefi i ri i Komisariatit do të jetë Ylli Doda, ndërsa Arjan Doda do të mbajë postin e nëndrejtorit të policisë së qarkut bregdetar.

Në Elbasan, shef komisariati është emëruar Vullnet Sila, ndërsa Edvin Ndreu pritet që të bëhet nëndrejtor krimesh në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Ndryshime ka edhe në Vlorë, ku Artur Selimi, ish-shef komisariati në Fier emërohet nëndrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Ndryshime në Policinë e Shtetit kanë nisur javën e kaluar pas largimit nga detyra të drejtorit të policisë së Shkodrës Vehbi Bushati dhe shefit të komisariatit.

Article Logic
Execution time: 0.0034477710723877