INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fundjava po afron dhe sigurisht që një nga pyetjet që na zien në kokë është; Çfarë filmi do të shoh?

Fundjava po afron dhe sigurisht që një nga pyetjet që na zien në kokë është; Çfarë filmi do të shoh?

Publikuar më: 21:19 18-04-2018

Si filmdashëese, shpresoj t'ju vijë në ndihmë kjo listë modeste me disa nga filmat të cilat më kanë lënë mbresa.

1. Annihilation
Ky film i përket zhanrit science-fiction dhe është i bazuar në një libër. Realizimi është fantastik, ashtu si edhe vetë përmbajtja. Me një kast fantastik dhe skenar surprizues, bëhuni gati që në mbyllje të filmit, t'a gjeni veten me gojë hapur. Më shumë informacione nuk ju jap sepse e bukura e këtij filmi është t’a zbuloni vetë historinë hap pas hapi.

09632fb8-9319-41f2-a1ab-e59d89618b04.jpg

2. Your Name
Ata që shohin anime, sigurisht që e kanë parë këtë film. Ju të tjerët mos paragjykoni, por jepini një shans. Një mik të cilit ja rekomandova, mbasi e pa më tha: “Ky film më bëri të bie në dashuri me dashurinë”., dhe më besoni nuk është fare tip romantik.
Your Name është anime-ja që ka thyer rekordet e shikueshmërisë dhe kjo në sajë të magjisë së animacionit dhe narracionit tepër unik. Nëse doni të shkëputeni nga realiteti, ky është filmi për ju.

df08cf32-7244-4a5c-8a50-4dcd4f2e80a3.jpg

3. Reservoir Dogs (1992)
Bëjmë një throwback të vogël. Reservoir Dogs është filmi i parë si regjizor i pavarur i Quentin Tarantino. Për mua mjafton të thuash Tarantino dhe duhet parë, pasi është fakt që të gjithë filmat e tij janë kult.
Kasti dhe karakteret karizmatike që ata portretizojnë, kolonat zanore dhe më të rëndësishmet; DIALOGJET, e kanë bërë këtë produksion të ngelet në histori.

c5f50924-a984-465d-98b4-79d52365cfd5.jpg

4. The Hunt (2012)
Për t’a mbyllur, ju sugjeroj këtë film danez i cili është ndër të preferuarit e mi.
Në këtë film shohim një komunitet idilik në një zonë rurale të Danimarkës, ku sfondi vjeshtor shërben si një kornizë mjaft e bukur për një histori të tmerrshme të një gjuetie ose persekutimi bashkëkohor. Një lojë fëmijënore, e cila merr të tatëpjetën.

66adb62a-19c9-446a-a67a-72362c1fb3b0.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434