INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fundjava me aksidente e viktima

Fundjava me aksidente e viktima

Publikuar më: 11:42 24-04-2016

Mëngjesi i ditës së dielë, është gdhirë me 2 persona të vdekur, si pasojë e aksidenteve.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës ka ndodhur një aksident rrugor në aksin rrugor Pogradec-Korçë, ku 23 vjeçarja me inicialet F.Q që ishte drejtuesja e mjetit, ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë, dhe ka mbetur e vdekur. Sipas burimeve policore, nga ky aksident ka mbetur i plagosur një 29-vjeçar me inicialet E. M., nga Pogradeci, i cili ishte pasagjer në makinën që u aksidentuar.

Një aksident tjetër i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tropojë dhe si pasojë një grua ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Burimet policore bëjnë me dije se shtetasja Sheqere Memia ka vdekur, dhe janë plagosur Ahmet Ukshini dhe kunata e tij. Shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta.

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885