INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Fun Day/ Mos humbisni këtë version të këngës së Eminem dhe Rihanna-s ‘The Monster’, të shkruar nga Bebe Rexha [VIDEO]

Fun Day/ Mos humbisni këtë version të këngës së Eminem dhe Rihanna-s ‘The Monster’, të shkruar nga Bebe Rexha [VIDEO]

Publikuar më: 22:56 19-06-2018

Çdo ditë në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin luhet një ‘cover song’ nga artistë të rinj, por edhe emra shumë të rëndësishme të muzikës. Një ndër këngët më të dëgjuara dhe pëlqyera të kësaj dekade është padyshim “The Monster” nga Rihanna dhe reperi juaj i preferuar, Eminem, por ne e dashurojmë këtë këngë edhe për faktin se në këtë produksion ka dorë një shqiptare dhe është Bebe Rexha. Ajo është një ndër tekst-shkrueset dhe zëri i saj është pjesë në refren. (Uhuuu, uhuuu, etj etj)

Këtë herë kemi një cover song të kësaj kënge dhe vjen nga një dyshe mjaft COOL në YouTube. Ata janë Shaun Reynolds dhe Lily Me. Stil ndryshe dhe për një moment nuk do e kuptoni se djali po interpreton pjesën e Eminem, ndërkohë vajza shihet ta sjellë versionin më afer stilit të RiRi-t. Tani shijoheni!!!/intv.al/

 

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00082492828369141
    array(1) { ["section"]=> string(117) "fun-day-mos-humbisni-kete-version-te-kenges-se-eminem-dhe-rihanna-s-the-monster-te-shkruar-nga-bebe-rexha-video-62277" }