INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ftesa me 'pullë të kuqe' e ministres Kumbaro

Ftesa me 'pullë të kuqe' e ministres Kumbaro

Publikuar më: 10:45 05-11-2018

Lëvizja Kombëtare për Lexim, e anoncuar nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, është shoqëruar edhe me një ftesë prej saj. Në rrjetin social Instagram, ministrja shprehet se librat duhet të bëhen sërish tëheqëse, duke shtuar se, ata që nuk kanë libra në shtëpi “don’t f..k them”.
“LëvizjaKombëtarePërLexim. We need to make books cool again. If you go home with somebody and they don’t have books, don’t f..ck them. Don’t let them explore you until they’ve explored the secret universes of books”, shkruan Kumbaro në profilin e saj në Instragram, që e përkthyer në shqip është:
“Na duhet t’i bëjmë librat tërheqës sërish. Nëse shkoni në shtëpi me dikë dhe nuk ka libra, mos e lejoni që t'u q***. Mos i lini t’ju eksplorojnë, nëse nuk kanë eksploruar më parë universet sekrete të librave”

mirela_kumbaro.PNGKjo shprehje e kopjuar nga ana e Kumbaro prej regjizorit amerikan
John Samuel Waters ka shkaktuar një ciklon reagimesh negative ndaj ministres së Kulturës.

Article Logic
Execution time: 0.0033919811248779