INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fshiu videon me Elvana Gjatën, Ty Dolla Sign ka dy fjalë për këngëtarin shqiptar [FOTO]

Fshiu videon me Elvana Gjatën, Ty Dolla Sign ka dy fjalë për këngëtarin shqiptar [FOTO]

Publikuar më: 23:10 26-04-2018

Ty Dolla Sign tashmë njihet dhe preferohet shumë edhe nga publiku shqiptar edhe pse njihej edhe më parë. Por tani të gjithë e njohën akoma më shumë nga bashkëpunimi me këngëtaren shqiptare, Elvana Gjata. Kënga e tyre ‘Off Guard’ u prit shumë mirë edhe pse me disa komente jo shume positive, për anglishten e Gjatës.

Së fundmi u çuditëm shumë teksa pamë se Ty Dolla fshiu videon e klipit nga Instagrami i tij. Mirëpo si duket Elvana nuk është shqiptarja e vetme që reperi amerikan ka miqësi. Një video e fundit e postuar në profilin e tij, ai na tregon se njihet edhe me Albert Stanaj.

“Hey Stanaj, siç e sheh nuk është lojë vëlla”, i drejtohet reperi teksa shihet në palestër. Epo si duket çunat do kenë vendosur ndonjë ‘bast’ me njëri-tjetrin./intv.al/

16d891f5-6b96-4d5c-9c52-f45c0cc286e5.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041930675506592